Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ الَّذِينَ أَشْرَكُوا لَوْ شَاءَ اللَّهُ مَا عَبَدْنَا مِنْ دُونِهِ مِنْ شَيْءٍ نَحْنُ وَلَا آبَاؤُنَا وَلَا حَرَّمْنَا مِنْ دُونِهِ مِنْ شَيْءٍ ۚ كَذَٰلِكَ فَعَلَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ فَهَلْ عَلَى الرُّسُلِ إِلَّا الْبَلَاغُ الْمُبِينُ
Dhe thonin ata, të cilët i bënin shok Perëndisë: “Sikur të donte Perëndia, nuk do të adhuronim ne, as të parët tanë – asgjë, përveç Tij, dhe nuk do të kishim ndaluar ne asgjë, pa dëshirën e Tij. Kështu kanë vepruar ata para këtyre (kanë mohuar). Për pejgamberët s’ka tjetër detyrë përpos që të shpallin qartë. (35)
Por, a mos kanë të dërguarit detyrë tjetër, përveç kumtimit të qartë të shpalljes? -
Ai është një sqarim i qartë, i kuptueshëm, që depërton thellë në zemër dhe rreth të cilit askush nuk ka justifikim për të paraqitur para Zotit. Nëse njerëzve u vjen Shpallja e Zotit përmes profetëve, nëse u vijnë ligjet urdhëresat dhe ndalesat e Tij, dhe ata nuk binden e nënshtrohen, duke u arsyetuar me faktin se ky është caktimi e vullneti i Zotit, atëherë le ta dinë se kanë për të dhënë llogari te Zoti. Profetët nuk kanë asnjë çështje në dorën e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë