Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
تَكَادُ تَمَيَّزُ مِنَ الْغَيْظِ ۖ كُلَّمَا أُلْقِيَ فِيهَا فَوْجٌ سَأَلَهُمْ خَزَنَتُهَا أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَذِيرٌ
gati për të eksploduar nga ashpërsia. Kurdo që të hedhet në të ndonjë grup (jobesimtarësh), - rojtarët e skëterrës i pyesin ata: “A nuk u erdhi askush t’ua tërheq vërejtjen juve?” (8)
Nga zemërimi që ka, ai (Xhehennemi) gati sa nuk shpërthen! -
Për shkak të masës së stërmadhe të tij, që zien brenda vetes, ai gati sa nuk shpërthen. Po ashtu, ai gati sa nuk ndahet në copa nga urrejtja dhe zemërimi i tij ndaj qafirëve. Kështu vlon Xhehenemi nga urrejtja për ta. Por si do të ndodhë kur ata do të jenë futur brenda tij?! Pastaj Allahu i Lartësuar përmend fjalët qortuese, me të cilat melekët u drejtohen banorëve të Xhehenemit.Sa herë që ndonjë turmë do të hidhet në të, roja do t’i pyesë: “A s’ju erdhi ndonjë paralajmërues? -
Kuptimi: Meqë ju jeni në Zjarr dhe keni merituar këtë ndëshkim, duket sikur ju nuk jeni paralajmëruar rreth këtij tmerri.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë