Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 38)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 38

وَأَقْسَمُوا بِاللَّهِ جَهْدَ أَيْمَانِهِمْ ۙ لَا يَبْعَثُ اللَّهُ مَنْ يَمُوتُ ۚ بَلَىٰ وَعْدًا عَلَيْهِ حَقًّا وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ 38 ٣٨

Dhe ata (mohuesit), janë betuar në Perëndinë, me betimin e tyre më të fortë: “Perëndia nuk do ta ngjallë atë që ka vdekur”. Por, me të vërtetë, (ringjallja) është premtim i Tij i saktë – por që, shumica e njerëzve nuk e dinë, (38)

Tefsiri
Allahu i Madhëruar na tregon rreth mohuesve të profetëve të Tij dhe përbetimeve të tyre të kota. Ai thotë:

Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre më të fortë se Allahu nuk ka për ta ringjallur atë që vdes. -

Ata betoheshin fort se ishin të sigurt në rrugën e mohimit të Zotit. Ata betoheshin se Allahu kurrë nuk ka për t’i ringjallur të vdekurit. Ata betoheshin se Allahu nuk e ka fuqinë për t’i ringjallur e për t'i sjellë përsëri në jetë, pasi të jenë bërë dhe. Por duke hedhur poshtë mohimin e tyre, Allahu i Madhëruar thotë:

Përkundrazi,

(Ringjallja)

është premtimi i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. -

Allahu do t’i ringjallë dhe do t’i grumbullojë ata një ditë, që nuk ka dyshim që do të vijë. Madje, Allahu thotë që ky është premtimi i Tij i prerë, dhe Ai kurrë nuk ka për ta shkelur këtë premtim të bërë. Megjithatë, “shumica e njerëzve nuk e dinë.” Nga injoranca e tyre e madhe, ata e mohojnë ringjalljen, llogarinë e shpërblimin me drejtësi para Zotit. Pastaj i Madhëruari përmend urtësinë që fshihet në faktin që Ai do t’i ringjallë dhe do t'i marrë në llogari krijesat, për t'u dhënë me drejtësi atë që meritojnë. Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë