Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَوَلَمْ يَرَوْا إِلَىٰ مَا خَلَقَ اللَّهُ مِنْ شَيْءٍ يَتَفَيَّأُ ظِلَالُهُ عَنِ الْيَمِينِ وَالشَّمَائِلِ سُجَّدًا لِلَّهِ وَهُمْ دَاخِرُونَ
A nuk po shohin at, se të gjitha ato që i ka krijuar Perëndia, hija e tyre anon djathtas e majtas, duke iu përulë Perëndisë, si dhe vet ata i nënshtrohen pushtetit të Perëndisë? (48)
A nuk po shohin ata
(mohuesit e Zotiti)se çdo gjë që e krijoi Allahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas, duke i bërë sexhde Allahut dhe duke qenë e përulur? -
Ajeti flet për ata që janë në dyshim rreth njëshmërisë dhe madhështisë së Zotit dhe faktit se Ai është i plotë e pa mangësi. Ai i fton ata të meditojnë për këtë fakt, duke thënë: “A nuk e shohin ata se çdo gjë që ka krijuar Allahu e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas, duke i bërë sexhde Allahut dhe duke qenë e përulur?” Le të shohin të gjitha krijesat që Allahu ka krijuar në tokë. Le të shohin se si shtrihen hijet e tyre në tokë, majtas e djathtas. Të gjithë i bëjnë sexhde Allahut dhe i përulen madhështisë dhe pushtetit të Tij. Ata e bëjnë këtë dhe janë ashtu siç i përshkruan i Madhëruari, të nënshtruar e të përulur nën pushtetin, sundimin dhe administrimin e Tij gjithëpërfshirës. Të gjitha çështjet e tyre janë në dorën e Tij dhe askush nuk mund të dalë jashtë rregullit të Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë