Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَيَجْعَلُونَ لِمَا لَا يَعْلَمُونَ نَصِيبًا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ ۗ تَاللَّهِ لَتُسْأَلُنَّ عَمَّا كُنْتُمْ تَفْتَرُونَ
Dhe, qëllimojnë për ata që nuk dijnë gjë (për idhujtë e tyre), një pjesë prej furnizimit Tonë. Pasha Perëndinë, ju me siguri, do të pyeteni për atë që keni trilluar (për Zotin). (56)
Nga ajo që Ne u japim, ndajnë një pjesë për ata
(idhujt)që nuk kuptojnë asgjë. Betohem në Allahun se ju do të merreni në pëgjegjësi për atë që trillonit! -
Allahu i Lartësuar na njofton rreth injorancës dhe padrejtësive të idhujtarëve, të cilët trillojnë e shpifin për Allahun. Ata përcaktojnë blatime e përkushtime edhe për putat dhe idhujt, që as nuk dinë gjë për adhurimin e tyre e as nuk kanë në dorë dëm a dobi, ndërkohë që ato mirësi janë të dhuruara prej Allahut. Ata përdorin rriskun e Allahut për t’i bërë shirk Allahut. Mirësitë e dhuruara nga Zoti ata i japin si dedikim për idhujt e gdhendur dhe të cilët janë veçse pjellë e padrejtësisë së tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë