Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالْأَنْعَامَ خَلَقَهَا ۗ لَكُمْ فِيهَا دِفْءٌ وَمَنَافِعُ وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ
Dhe shtazët i krijoi Ai për ju; me to – ju ngroheni (nga prodhimet e tyre), e keni edhe dobi të tjera, dhe me to – më së shumti ushqeheni; (5)
Edhe kafshët Ai i krijoi për ju. -
Allahu i Lartësuar i krijoi thjesht për ju, si bamirësi dhe lehtësime për ju. Njerëzit përfitojnë shumë nga këto kafshë, si:Nëpërmjet tyre ju siguroni mjete për ngrohje dhe dobi të tjera dhe prej tyre ushqeheni. -
Me leshin, gëzofin, pendët apo lëkurat e tyre, ju siguroni rroba, shtroje dhe strehim. Ju keni mundësi që të ngroheni, duke u veshur me to. Kjo mirësi që Zoti i Lartësuar na i kujton në këtë ajet është prej krijimeve të Tij të mrekullueshme. Allahu i Lartësuar përmend mirësi tjetër të bagëtive dhe të kafshëve, duke thënë: "... dhe dobi të tjera, gjithashtu edhe ushqeheni." Pra, kafshët kanë edhe mirësi të tjera.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë