Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَيَجْعَلُونَ لِلَّهِ مَا يَكْرَهُونَ وَتَصِفُ أَلْسِنَتُهُمُ الْكَذِبَ أَنَّ لَهُمُ الْحُسْنَىٰ ۖ لَا جَرَمَ أَنَّ لَهُمُ النَّارَ وَأَنَّهُمْ مُفْرَطُونَ
Dhe ata, ia ngjesin (mveshin) Perëndisë atë çka nuk e dëshirojnë për vete, kurse gjuhët e tyre flasin gënjeshtra, se ata do të kenë shpërblimin më të mirë; por ata, nuk ka dyshim, i pret zjarri; dhe ata – të parët do të prijnë në të. (62)
që i urrejnë për vete, ia veshin Allahut
(si fëmijë)... -
Ata shpifin se Zotit i takojnë vajzat, të cilat ata i urrejnë për veten e tyre. Gjithashtu, ata e përshkruajnë Atë me cilësi të ulta dhe zhyten në idhujtari, duke ia dedikuar adhurimin krijesave, që janë të gjithë të nënshtruar ndaj Allahut. Ata, në fakt, kurrë nuk do ta pranonin që skllevërit e tyre të ishin partnerë në pasurinë e tyre në këtë botë, që Zoti ua ka dhënë. Ata e urrejnë këtë gjë për veten e tyre. Atëherë si është e mundur që trillojnë dhe ia përshkruajnë Zotit të tilla gjëra, që ata i urrejnë për veten e tyre?! Pastaj, këta të mjerë, me gjithë këto krime e ligësi, përsëri trillojnë gënjeshtra e thonë:... dhe gjuhët e tyre mashtruese shpifin se ata do të kenë më të mirën
(Xhenetin). - Ata do të kenë gjithmonë më të mirën, si në këtë jetë ashtu dhe në jetën tjetër. Por Allahu i Lartësuar ua kthen pas dhe hedh poshtë këtë ëndërr të tyre të parealizueshme dhe thotë:S’ka dyshim, ata i pret Zjarri dhe në të do të mbeten të braktisur
(të harruar). - Ky është vendi për ku jeni drejtuar, ku do të qëndroni përjetë, e kurrë nuk do të largoheni.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë