Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
تَاللَّهِ لَقَدْ أَرْسَلْنَا إِلَىٰ أُمَمٍ مِنْ قَبْلِكَ فَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ فَهُوَ وَلِيُّهُمُ الْيَوْمَ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Pasha Perëndinë, Na, me të vërtetë, edhe para teje u kemi dërguar pejgamberë popujve, por djalli ua ka zbukuruar sjelljet e tyre, dhe ai tani është mik i tyre; andaj ata i pret dënimi i dhëmbshëm. (63)
Betohem për Allahun! Ne dërguam para teje të dërguar ndër popuj të shumtë... -
Në të gjithë popujt e mëparshëm u dërguan profetë që t’i ftonin njerëzit në monoteizëm, në njësimin e Zotit në adhurim dhe për dorëzim dhe bindje të plotë ndaj Tij.... por shejtani ua hijeshoi veprat e tyre
(të këqija). - Prandaj ata i mohuan profetët, duke pretenduar se rruga e tyre ishte rruga më e mirë, që siguronte lumturinë dhe që i shpëtonte nga çdo e keqe. Ndërsa profetët - sipas tyre - sillnin destabilitet dhe prishje të rehatisë e lumturisë së tyre. Duke qenë se shejtani ua zbukuroi veprat që bënin, ai u shndërrua në aleat dhe në mikun e tyre të ngushtë në këtë botë. Kështu, ata iu bindën dhe e pasuan plotësisht. Ndërsa Allahu i Madhëruar thotë:Prandaj sot
(në Ditën e Kiametit)ai është miku i tyre dhe ata
(të gjithë bashkë)do të kenë një dënim të dhembshëm. -
Në ahiret ata do të kenë dënim të dhembshëm, sepse ata i kthyen shpinën të Gjithëmëshirshmit. Ata u kënaqën dhe preferonin miqësinë dhe lidhjen me shejtanin e mallkuar, prandaj e merituan ndëshkimin poshtërues.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë