Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Na ta kemi shpallur ty Librin, vetëm që t’ju shpjegosh atyre atë për të cilën ata nuk pajtoheshin, dhe (që të jetë) udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë. (64)
Tefsiri
Ne ta shpallëm Kur’anin, veçse që t’u sqarosh atyre atë, për të cilën u përçanë dhe që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë. -Allahu i Madhëruar ta shpalli Kur'anin, o Muhamed, veçse me qëllimin që t’u qartësosh njerëzve gjithçka prej çështjeve të besimit dhe fesë, për të cilat njerëzit kanë rënë në kundërshti e janë përçarë. Duke bërë këtë, askush nuk do të ketë më arsye e shfajësim para Zotit. Kur'ani u shpall, gjithashtu, për të qenë udhëzim e mëshirë për besimtarët e sinqertë, që ata të gjejnë të vërtetën dhe të jetojnë sipas saj. (Marrë nga Tefsir el Mujeser).
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë