Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 65)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 65

وَاللَّهُ أَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَحْيَا بِهِ الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِقَوْمٍ يَسْمَعُونَ 65 ٦٥

Perëndia ka zbritur ujin nga qielli, e me të, ka ngjallë tokën pasi që ishte tharë ajo! Kjo, me të vërtetë, është argument për njerëzit që duan të dëgjojnë. (65)

Tefsiri

Allahu zbret ujë prej qiellit dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë fakt ka Shenja

(të qarta)

për njerëzit që dëgjojnë

(e kuptojnë). - Ai e bëri këtë që të kuptoni këshillat, porositë dhe paralajmërimet e Tij dhe që, përmes këtyre mësimeve e kujtimeve, të argumentoni se Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë në botë. Ai është i vetmi i Adhuruar, sepse është i vetmi që dhuron mirësitë dhe kujdeset për krijesat. Është Ai që e zbret shiun dhe bën të mbijnë të gjitha llojet e bimësisë. Ai është i vetmi që meriton adhurimin e nënshtrimin e krijesave, sepse Ai është i plotpushtetshmi. Ai që ringjall tokën e vdekur dhe të shkretë është i plotpushtetshëm për të ringjallur krijesat nga vdekja. I Adhuruari i vetëm është Ai që i ka dhuruar të gjitha këto mirësi dhe kujdeset për krijesat me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë