Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 66)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 66

وَإِنَّ لَكُمْ فِي الْأَنْعَامِ لَعِبْرَةً ۖ نُسْقِيكُمْ مِمَّا فِي بُطُونِهِ مِنْ بَيْنِ فَرْثٍ وَدَمٍ لَبَنًا خَالِصًا سَائِغًا لِلشَّارِبِينَ 66 ٦٦

Me të vërtetë, ju edhe shtazët keni shenjë të përshtatshme për mësimin tuaj; Na ju furnizojmë me atë që kanë në barkun e tyre – ndërmjet ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pijnë. (66)

Tefsiri

Edhe në bagëtitë ju keni shembuj të shumtë

(për të menduar). Ne, nga ajo që prodhohet nga barqet e tyre mes ushqimit të përtypur dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër e të shijshëm, për ata që e pinë. -

Këto kafshë, Allahu i Lartësuar i krijoi që të jenë në shërbimin dhe dobinë tuaj. Në ato ka shumë mirësi e mësime, që ju mund të nxirrni e kuptoni. Përmes tyre, ju mund të kuptoni dhe arsyetoni rreth pushtetit të plotë të Allahut dhe gjerësisë së bujarisë dhe mirësisë së Tij. I lavdëruar qoftë Ai që qumështin e pastër e bën të prodhohet nga ajo hapësirë mes gjakut dhe ushqimit të përtypur, në barkun e kafshës. Si është e mundur që qumështi, aq i këndshëm e ushqyes, të prodhohet në barkun e bagëtisë dhe të dalë aq i pastër? Ai është pije dhe ushqim i këndshëm për krijesat. A nuk tregon kjo për pushtetin madhështor të Zotit? Të paditurit thonë se e ka bërë Natyra kështu. Atëherë, më thoni çfarë është ajo gjë në natyrë që e shndërron barin që e ha bagëtia, bashkë me ujin dhe kripërat që ajo fut në barkun e saj, në qumësht aq të këndshëm?

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë