Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 73)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 73

وَيَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَمْلِكُ لَهُمْ رِزْقًا مِنَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ شَيْئًا وَلَا يَسْتَطِيعُونَ 73 ٧٣

dhe adhurojnë, përpos Perëndisë, ata që nuk janë në gjendje t’u japin çfarëdo ushqimi, as nga qielli as nga toka, dhe të cilët nuk mundën asgjë?! (73)

Tefsiri
Ata (idhujtarët)adhurojnë përveç Allahut krijesa, të cilat nuk janë në gjendje t’u sjellin asnjë rizk as nga qiejt, as nga toka dhe as që kanë mundësi. -

Allahu i Lartësuar na njofton për injorancën e thellë të idhujtarëve dhe padrejtësinë e tyre të madhe kur adhurojnë zota, që i marrin si partnerë dhe të njëjtë me Allahun. Ata e bëjnë një padrejtësi të tillë, ndërkohë që idhujt nuk e kanë në dorë furnizimin e tyre aspak. Idhujt nuk mund të bëjnë që fara të mbijë, por Allahu e bën atë të mbijë. Ata nuk kanë në dorë asnjë grimë pushteti në qiej dhe në tokë dhe kurrë nuk do të mund të kenë pushtet e pasuri, edhe nëse do ta dëshironin diçka të tillë. Të tillë janë idhujt. Atëherë, si mund që t'i adhurojnë ato e t’i konsiderojnë si Allahun? Si mund të jenë idhujt partnerë me Atë që ka nën pushtetin e pronësinë e Tij qiejt dhe tokën?! Si mund t’i adhurojnë ata së bashku me Allahun, të Cilit i takon i gjithë pushteti, e gjithë lavdia, fuqia dhe të gjitha lavdërimet?!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë