Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا عَبْدًا مَمْلُوكًا لَا يَقْدِرُ عَلَىٰ شَيْءٍ وَمَنْ رَزَقْنَاهُ مِنَّا رِزْقًا حَسَنًا فَهُوَ يُنْفِقُ مِنْهُ سِرًّا وَجَهْرًا ۖ هَلْ يَسْتَوُونَ ۚ الْحَمْدُ لِلَّهِ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
Perëndia ka bërë krahasim shembullin e skllavit, që s’ka mundësi për asgjë, dhe atë që e kemi furnizuar Ne me dhuntitë e mira, e ai nga ato – jep fshehtazi dhe haptazi. A janë këta njëlloj? Falenderimi është për Perëndinë! Por shumica e tyre nuk dinë. (75)
fshehtas e haptas. A janë këta të dy të barabartë?! -
Janë dy shembuj, që na bëjnë më të qartë kur mendojmë dhe krahasojmë Allahun dhe idhujt, që adhurojnë të paditurit. Njëri është rob ose skllav, pronë e dikujt. Ai nuk ka në dorë as veten e vet dhe nuk zotëron asgjë në këtë jetë. Ndërsa tjetri është një njeri i lirë dhe i pasur, të cilin Zoti e ka begatuar me shumë mirësi dhe me pasuri. Megjithatë, ky njeri është bujar dhe e do bamirësinë, madje ai shpenzon prej mirësive që i ka dhënë Zoti, haptazi e fshehtazi. Pyetja që shtrohet është: A është njëlloj ky me të parin?! Sigurisht që nuk janë njëlloj, edhe pse të dy janë krijesa dhe nuk do të ishte e pamundur që të ishin njëlloj. Atëherë, nëse gjykojmë se këta dy nuk janë njëlloj, atëherë si mund të jenë njëlloj skllavi i pafuqishëm e i varfër që nuk ka asnjë lloj pushteti e mundësie, që është i varfër nga çdo drejtim, me Zotin e botëve, Krijuesin, Pronarin e të gjitha gjërave, të Plotpushtetshmit, që ka fuqi për gjithçka?! Prandaj i Madhëruari i thur lavdërime Vetes së Tij, duke treguar se është i vetmi që meriton lavdërimin, dashurinë e krijesave, përlëvdimet dhe mirënjohjen:Të gjitha lavdërimet i takojnë vetëm Allahut,... -
E gjithë mirënjohja, dashuria dhe përlëvdimet i takojnë vetëm Allahut. Atëherë, përse idhujtarët i barazojnë idhujt e tyre me Allahun. Përgjigjja vjen:...por shumica e tyre nuk e dinë. -
Nëse do të kishin dituri të vërtetë, nuk do të kishin guximin e paturpësinë të binin në idhujtari, që është padrejtësia më e madhe.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë