Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلِلَّهِ غَيْبُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَمَا أَمْرُ السَّاعَةِ إِلَّا كَلَمْحِ الْبَصَرِ أَوْ هُوَ أَقْرَبُ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
Perëndisë i përkasin fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës, e çështja e Ditës së Kijametit është sa çel e mbyll sytë, ose edhe më shpejt. Perëndia, me të vërtetë, është i pushtetshëm mbi çdo gjë! (77)
Vetëm Allahu i di fshehtësitë e qiejve dhe të tokës. -
Allahu i Madhëruar është i Vetmi që di të fshehtat e qiejve e të tokës. Fshehtësitë e misteret i di vetëm Ai. Prej këtyre fshehtësive është edhe koha kur do të ndodhë Kijameti. Askush nuk e di kohën e tij veç Allahut. Por dijeni, o njerëz, se kur të vijë ajo kohë, Allahu i Lartësuar thotë:Çështja e Orës së kijametit është sa hap e mbyll sytë ose edhe më shpejt. -
Kijameti do të ndodhë shumë shpejt, aq sa zgjat një pulitje sysh, madje edhe më shpejt. Atë çast do të ngrihen njerëzit nga varret e tyre, për të përjetuar Ditën e Ringjalljes dhe të Tubimit para Zotit. Tashmë nuk është koha që mund të afatizohesh. Kjo do të ndodhë, dhe askush nuk mund ta kthejë pas apo ta ndryshojë, sepse:Allahu është i Gjithëfuqishëm për gjithçka. -
Aspak të mos ju duket çudi fuqia e Tij për të ringjallur të vdekurit. Mendohuni pak për shembujt e mëposhtëm:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë