Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا عَلَيْكَ الْبَلَاغُ الْمُبِينُ
E, nëse ata shmangen, ti je i obliguar vetëm që të shpallësh qartazi. (82)
Por, nëse ata të kthejnë shpinën, atëherë detyra jote është veçse kumtimi i qartë
(i besimit të drejtë). - Nëse i kthejnë shpinën Zotit, edhe pasi iu përmenden mirësitë dhe shenjat e madhështisë së Tij, atëherë kujto gjithmonë se: “...obligimi yt është veçse komunikimi i qartë”. Ti nuk ke në dorë asgjë për udhëzimin e tyre. Ti nuk mund t’i bësh që të besojnë dhe të jetojnë sipas besimit. Ty të është kërkuar nga Zoti veçse t’u kujtosh, këshillosh, t’u qartësosh të vërtetën dhe t’i paralajmërosh për ndëshkimin e Zotit. Nëse e kryen atë që të është ngarkuar, atëherë llogaria e tyre mbetet tek Zoti. Ata i njohin mirë mirësitë e Zotit dhe e shohin përkujdesin dhe bujarinë e Tij çdo çast, por kanë zgjedhur që t’i mohojnë ato dhe të mos jenë mirënjohës ndaj Zotit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë