Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَيَوْمَ نَبْعَثُ مِنْ كُلِّ أُمَّةٍ شَهِيدًا ثُمَّ لَا يُؤْذَنُ لِلَّذِينَ كَفَرُوا وَلَا هُمْ يُسْتَعْتَبُونَ
(Tërhiqju vërejtjen) për Ditën kur do të sjellim dëshmitarë nga çdo popull, e nuk do t’ju jepet leje (për arsyetim) mohuesve, e as që u lejohet atyre që të kërkojnë falje. (84)
Atë Ditë, kur prej secilit popull do të sjellim dëshmitarë,... -
Nga çdo popull do të nxjerrim dëshmitarë, që do të dëshmojnë me drejtësi për veprimtarinë e popullit dhe për çështjen se si iu përgjigjën ftuesit të Zotit në udhën e drejtë. Këta dëshmitarë, sigurisht, do të jenë njerëzit më të pastër dhe më të zgjedhur, profetët e Zotit. Me dëshminë e tyre, do të jepet gjykimi i drejtë nga Zoti.... atyre që nuk besuan, nuk do t'u jepet leje për shfajsim, e as nuk do të kërkohet prej tyre
(të arsyetohen). - Askujt nuk do t’i jepet mundësi për të nxjerrë shfajësime e justifikime, sepse pas dëshmisë së pakundërshtueshme të profetëve nuk ka nevojë për asnjë dëshmi tjetër për meritën e ndëshkimit. Atëherë, çdo shfajësim e justifikim është thjesht një mashtrim i kotë, që nuk sjell asnjë përfitim për ta.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë