Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 100)
Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Thuaj: “Sikur ju të posedoni thesaret e mëshirës së Zotit tim, edhe atëherë ju do të bënit koprraci nga droja se do të shpenzoheni. Me të vërtetë, njeriu, rëndom, është koprrac”. (100)
Tefsiri
Thuaj: “Sikur t’i kishit në dorën tuaj depot e begative të Zotit tim, përsëri do të ishit koprracë nga frika se po shpenzohen. Njeriu është dorështrënguar.” -Edhe sikur të kishit në dorë çelësat e mëshirës dhe mirësive të Zotit, që kurrë nuk shterojnë, ju përsëri do të tregoheshit koprracë e nuk do të jepnit, nga frika se do të mbarohen. Edhe pse është e pamundur të shterojnë mirësitë e Zotit, njeriu përsëri do të kishte frikë të shpenzonte, sepse natyra e tij është koprrace, që e do pasurinë për vete.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë