Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ لَقَدْ عَلِمْتَ مَا أَنْزَلَ هَٰؤُلَاءِ إِلَّا رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ بَصَائِرَ وَإِنِّي لَأَظُنُّكَ يَا فِرْعَوْنُ مَثْبُورًا
(Musai) tha: “Me të vërtetë, ti e di se këto mrekulli të qarta, nuk i ka shpallur askush tjetër, përpos Zotit të qiellit dhe të Tokës, dhe unë jam i bindur se ti je i hudhur (në humbje)”. (102)
tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato
(mrekullitë)nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës.” -
Ju e dini shumë mirë dhe jeni plotësisht të sigurt se këto mrekulli i zbriti Zoti i qiejve dhe i Tokës, që sytë e njerëzve të hapen dhe ata të pranojnë të vërtetën. Këto fjalë që thua, as ti vetë nuk i beson si të vërteta, por i thua për të justifikuar vendimin dhe mosbesimin tënd, me qëllim për ta bërë atë të besueshëm para popullit tënd, të cilët po i përçmon dhe po i devijon nga e vërteta.“Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar.” –
Ti do të jesh i urryer dhe do të flakesh në ndëshkim. Mjerë ti për mallkimin vuajtjet dhe dënimin që të pret!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë