Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ آمِنُوا بِهِ أَوْ لَا تُؤْمِنُوا ۚ إِنَّ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ مِنْ قَبْلِهِ إِذَا يُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ يَخِرُّونَ لِلْأَذْقَانِ سُجَّدًا
Thuaj: “Besoni në te (Kur’an) apo nuk besoni, me të vërtetë, atyre që u është dhënë dijenia para tij, kur t’ju mësohet ai (Kur’ani), binë me fytyrat e veta, duke i bërë sexhde Atij (Perëndisë), (107)
Thuaj: “Besoni në atë
(Kur’anin)apo jo...” –
Dijeni, o jobesimtarë, se Allahu nuk ka asnjë nevojë për ju dhe besimin tuaj. Dijeni se ju nuk mund të dëmtoni kurrë Atë. Të vetmit të dëmtuar në këtë mes jeni ju. Allahu ka besimtarë dhe të devotshëm, të cilët kanë cilësi të mrekullueshme. Këtyre Allahu u ka dhënë diturinë e dobishme.... atyre që u është dhënë dituri
(nga librat e parë)para tij, kur u lexohet
(Kur'ani)lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.” -
Nga kjo dituri e madhe, kur lexojnë ajetet e Allahut, ata ndikohen shumë e bien në sexhde. Ata e besojnë Allahun dhe nënshtrohen për të jetuar sipas Shpalljes së tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë