Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 108)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 108

وَيَقُولُونَ سُبْحَانَ رَبِّنَا إِنْ كَانَ وَعْدُ رَبِّنَا لَمَفْعُولًا 108 ١٠٨

dhe thonë: “Qoftë i lavdëruar Zoti ynë! Me të vërtetë, premtimi i Zotit tonë është i kryer!” (108)

Tefsiri

Dhe thonë: “I Lartësuar qoftë Zoti ynë! Premtimi i Zotit tonë është përmbushur.” -

I pastër dhe i dëlirë është Allahu nga çdo mangësi, me të cilën e përshkruajnë idhujtarët. Ata thonë: “Premtimi i Zotit tonë për ringjalljen, llogarinë dhe shpërblimin me drejtësi për veprat është i vërtetë”. Ky premtim është i pakthyeshëm, dhe nuk ka dyshim që do të plotësohet.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë