Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ الْمَلَأُ مِنْ قَوْمِهِ الَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِلِقَاءِ الْآخِرَةِ وَأَتْرَفْنَاهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا مَا هَٰذَا إِلَّا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ يَأْكُلُ مِمَّا تَأْكُلُونَ مِنْهُ وَيَشْرَبُ مِمَّا تَشْرَبُونَ
Por, paria e popullit të tij, që nuk besonin dhe e konsideronin për gënjeshtër takimin në botën tjetër dhe të cilëve u kemi dhënë begati në këtë botë botë, thanë: “Ky është vetëm njeri si ju, han nga ato që hani edhe ju dhe pin nga ato që pini edhe ju; (33)
nuk është gjë tjetër, veçse një njeri, sikurse edhe ju. Ai ha
(ushqim), ashtu siç hani ju dhe pi ashtu si pini ju.” -
Paria e atij populli, të cilët kishin në vete edhe mohimin, edhe armiqësinë, duke kaluar çdo kufi për shkak të luksit e shfrenimit, shprehën kundërshtimin për Profetin e Zotit dhe mohimin për mesazhin e Tij. Ata filluan të manipulonin popullin dhe t’i largonin nga ndjekja e Profetit, duke thënë: “Ky (Salihu) është veçse një njeri, si edhe ju. Atëherë, çfarë ka ai më shumë sesa ju? Mos, vallë, është melek, që nuk ha dhe nuk pi? Ai ha ashtu siç hani ju dhe pi ashtu si pini ju.”Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë