Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَيَدْعُ الْإِنْسَانُ بِالشَّرِّ دُعَاءَهُ بِالْخَيْرِ ۖ وَكَانَ الْإِنْسَانُ عَجُولًا
Njeriu mallkon në të keqe, ashtu siç lutet edhe për të mirë (pa menduar fundin); e njeriu është i ngutshëm. (11)
Njeriu lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë. Njeriu është, vërtet i ngutshëm. -
Kjo tregon injorancën e thellë dhe ngutjen e njeriut. Ai lutet e mallkon duke dëmtuar veten, fëmijët e pasurinë e tij. Kur është i zemëruar, ai nxitohet dhe lutet kundër vetes, ashtu siç nxitohet të lutet për mirë. Por Allahu i Madhëruar, nga mëshira dhe butësia e Tij, i përgjigjet lutjeve të njeriut për mirë dhe nuk i përgjigjet lutjeve për keq. "Sikur Allahu t’ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu siç pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t’u përfundonte afati. Por ata që nuk janë të bindur për takimin Tonë, Ne i lëmë të enden në shfrenimin e tyre." [Junus 11]Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë