Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مَنْ كَانَ يُرِيدُ الْعَاجِلَةَ عَجَّلْنَا لَهُ فِيهَا مَا نَشَاءُ لِمَنْ نُرِيدُ ثُمَّ جَعَلْنَا لَهُ جَهَنَّمَ يَصْلَاهَا مَذْمُومًا مَدْحُورًا
Kush dëshiron këtë botë, Na ia shpejtojmë atij që t’i japim në të (në këtë botë) çka të duam e për kë të duam. E, pastaj ia caktojmë atij xhehennemin, në të cilin ai do të fërgohet, duke qenë i fyer dhe i dëbuar. (18)
Atij, që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne do t'i japim në të aq sa duam -
Allahu i Lartësuar na njofton se çdokush që dëshiron këtë botë, që shpejt do të përfundojë e zhduket, dhe sakrifikon për të, duke harruar nga erdhi e ku do të shkojë, Ai ka për t’i dhënë nga kënaqësitë e saj të pakta, aq sa e ka shkruar për t’i dhënë në Leuhi Mahfudh. Por këto kënaqësi janë të padobishme dhe zgjasin shumë pak. Nga ana tjetër, në ahiret, ai ka për t’u ndëshkuar në Xhehenem, sikurse thotë Zoti:... dhe pastaj ai do të hyjë në Xhehenem i përçmuar dhe i përbuzur. –
Ai do të jetë i poshtëruar, i mbuluar me turp dhe i larguar nga mëshira e Zotit. Ai do të vuajë nën ndëshkimin e ashpër, turpin dhe poshtërimin e dhembshëm.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë