Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 24)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 24

وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُلْ رَبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا 24 ٢٤

Lëshoj para tyre krahët tuaj të përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë edukuar kur isha unë i vogël!” (24)

Tefsiri

Dhe shtrije mbi ta krahun e butësisë dhe të mëshirës... -

Tregohu modest, i përulur e i mëshirshëm para prindërve, duke llogaritur shpërblimin e Zotit e jo nga frika ose për ndonjë interes material. Me përunjësinë dhe sjelljen e mirë ndaj tyre syno veçse kënaqësinë e Zotit e jo qëllime të kësaj jete!

... dhe thuaj

(lutu)

: “O Zoti im! Mëshiroji ata të dy, siç më edukuan mua kur isha i vogël!”. -

Lutu që Allahu t’i mëshirojë, kur janë gjallë dhe pas vdekjes, si shlyerje për kujdesin e tyre të pakursyer për ty kur ishe i mitur. Nga kjo kuptohet se, sa më i madh të jetë përkushtimi i prindërve për fëmijën, aq më i madh është haku e detyrimi ndaj tyre. Të njëjtin pozicion si prindi ka edhe ai që i mëson fëmijës edukatën dhe diturinë e dobishme fetare ose jofetare. Kështu, mësuesit dhe edukatorët, që kanë kontribuar në edukimin e mirë të fëmijës, meritojnë respektin dhe mirënjohjen e tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë