Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 29)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 29

وَلَا تَجْعَلْ يَدَكَ مَغْلُولَةً إِلَىٰ عُنُقِكَ وَلَا تَبْسُطْهَا كُلَّ الْبَسْطِ فَتَقْعُدَ مَلُومًا مَحْسُورًا 29 ٢٩

Mos e bënë dorën tënde të lidhur për qafën tënde (mos u bënë koprrac), as mos e hap tepër dorën tënde, e të mbetesh i qortuar (për shkak të koprracisë) dhe i pikëlluar (për shkak se ngelesh pa mjete). (29)

Tefsiri

Mos e shtrëngo dorën tënde... -

Mos u bëj koprrac me pasurinë që të ka dhënë Allahu i Madhëruar!

... e as mos e lësho atë pa fre dhe të mbetesh i qortuar dhe duarthatë! –

Nga ana tjetër, nëse shpenzon vend e pa vend në drejtime jo të lejuara, ose më shumë sesa duhet, atëherë do të qortohesh për atë që bën dhe do të mbetesh duarthatë. Kështu, as pasuri nuk të ngelet dhe as shpërblim nga Zoti nuk fiton.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë