Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 31)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 31

وَلَا تَقْتُلُوا أَوْلَادَكُمْ خَشْيَةَ إِمْلَاقٍ ۖ نَحْنُ نَرْزُقُهُمْ وَإِيَّاكُمْ ۚ إِنَّ قَتْلَهُمْ كَانَ خِطْئًا كَبِيرًا 31 ٣١

Mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë! Na i furnizojmë ata dhe juve; se, mbytja e tyre, me të vërtetë, është mëkat i madh. (31)

Tefsiri

Mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve! Vrasja e tyre është një krim i madh. -

Kjo tregon për mëshirën e madhe të Allahut me njerëzit. Ai është më i mëshirshëm me ta sesa vetë prindërit e tyre me ta. Allahu i Gjithëmëshirshëm i ndaloi ata që të vrasin fëmijët e tyre nga frika e varfërisë e skamjes. Ai premton se është Furnizuesi i të gjithëve. Ai bën të ditur se vrasja e tyre është gjynah i madh, madje nga më të mëdhenjtë. Ky lloj gjynahu tregon se ata njerëz që e bëjnë nuk kanë asnjë pikë mëshirë në zemër, pasi guxojnë të marrin jetën e foshnjave, që janë krejt të pastër e të pafajshëm. Ata njerëz meritojnë ndëshkim të ashpër.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë