Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأَوْفُوا الْكَيْلَ إِذَا كِلْتُمْ وَزِنُوا بِالْقِسْطَاسِ الْمُسْتَقِيمِ ۚ ذَٰلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلًا
Plotësoni matjen kur matni, dhe peshoni me terezi (peshojë) të drejtë. Kjo është më së miri dhe pasojat janë më të bukura. (35)
Mbusheni mirë masën kur matni dhe peshoni me peshore të saktë! -
Ky është një urdhër për të mbajtur drejtësinë dhe për të peshuar me masë të saktë, pa u ngrënë hakun njerëzve. Duke marrë për bazë kuptimin më të gjerë të ajetit, themi se në Islam është e ndaluar çdo lloj mashtrimi e abuzimi, për sa i përket vlerës dhe çmimit të sendeve apo në kushtet e marrëveshjeve. Ajeti, nga ana tjetër, na urdhëron të jemi të vërtetë e të sinqertë, duke synuar të mirën në çdo marrëveshje e bashkëpunim ndërnjerëzor.Kjo është më e dobishme për ju dhe ka përfundim më të mirë. -
Këto porosi janë më të mira dhe zbatimi i tyre sjell një përfundim më të mirë. Ato e bëjnë robin që të jetë i qetë nga rrjedhimet e këqija. Mbi të gjitha, zbatuesit të marrëveshjeve i zbresin begati dhe mirësi të shumta nga Zoti.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë