Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ذُرِّيَّةَ مَنْ حَمَلْنَا مَعَ نُوحٍ ۚ إِنَّهُ كَانَ عَبْدًا شَكُورًا
(O), pasardhësit e atyre që Ne i bartëm me Nuhun (në barkë)!” Ai (Nuhu) me të vërtetë, ka qenë rob mirënjohës (i Zotit). (3)
O pasardhës të atyre që Ne i bartëm
(i shpëtuam)së bashku me Nuhun! -
Allahu i Madhëruar u drejtohet të gjithë pasardhësve që rodhën nga Nuhu (a.s), të cilët Ai i barti në anije. Kështu, Allahu i drejtohet gjithë njerëzimit dhe u kujton se:Vërtet, ai ishte shumë mirënjohës
(ndaj Allahut). - Ky është një lëvdim për Nuhun, për shkak të mirënjohjes së tij ndaj Allahut. Kjo është gjithashtu një nxitje për umetin që ta marrin Nuhun si shembull për mirënjohjen që tregoi ndaj Zotit. Le të shërbejnë këto ajete që gjithmonë t’i kujtoni mirësitë e Allahut, i cili i shpëtoi besimtarët dhe i mbyti gjithë të tjerët.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë