Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 41)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 41

وَلَقَدْ صَرَّفْنَا فِي هَٰذَا الْقُرْآنِ لِيَذَّكَّرُوا وَمَا يَزِيدُهُمْ إِلَّا نُفُورًا 41 ٤١

Na, me të vërtetë, në këtë Kur’an kemi shpjeguar që të këshillohen ata, por (ky shpjegim) vetëm ua ka shtuar atyre largimin (nga e vërteta). (41)

Tefsiri

Ne i sqaruam Argumentet në këtë Kur’an, që ata të kujtojnë, por kjo nuk u shtoi atyre asgjë tjetër, vetëm se largimin

(nga e Vërteta). - Allahu i Lartësuar na tregon se në Kur'an ka sjellë një larmi të madhe ligjesh e porosish, duke i sqaruar imtësisht ato. Veç kësaj, Ai ka sjellë fakte dhe argumente të shumta për të vërtetuar kauzën, në të cilën fton krijesat. Këto argumente i përforcon edhe me kujtime të shumta të shpërblimeve e ndëshkimeve, me inkurajime e qortime, në mënyrë që të kujtojnë vazhdimisht atë që u bën dobi e të nxiten për ta pasuar, e të kuptojnë e të përmenden nga ajo që u bën dëm e të largohen e të ruhen prej saj. Megjithatë, shumica e njerëzve refuzojnë dhe nuk dinë gjë tjetër veç largimit nga e vërteta. Kështu ndodh, sepse ata e urrejnë të vërtetën dhe e duan shumë të kotën. Aq shumë e duan dhe e mbrojnë të kotën ku janë zhytur, saqë ajetet e Zotit nuk denjojnë as t’i dëgjojnë. Ndër çështjet që më së shumti Zoti qartësoi është teuhidi, i cili është themeli i besimit të drejtë. Ai urdhëroi për teuhid dhe na ndaloi nga e kundërta e tij, duke sjellë për këtë fakte dhe argumente logjike të shumta. Do të mjaftonin vetëm një pjesë e tyre, që nga zemra e robit të largohej çdo lloj dyshimi e mëdyshje se Allahu është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë