Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَجَعَلْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَنْ يَفْقَهُوهُ وَفِي آذَانِهِمْ وَقْرًا ۚ وَإِذَا ذَكَرْتَ رَبَّكَ فِي الْقُرْآنِ وَحْدَهُ وَلَّوْا عَلَىٰ أَدْبَارِهِمْ نُفُورًا
e, në zemrat e atyre vëmë mbulesa, për të mos e kuptuar atë (Kur’anin), ua shurdhojmë veshët atyre, e kur ta përmendish në Kur’an Zotin tënd – Atë të vetmin, ata kthejnë shpindën e tyre, duke ikur (prej dëgjimit të Kur’anit). (46)
Në zemrat e tyre kemi vënë mbulesë, që të mos e kuptojnë atë
(Kur'anin)dhe në veshët e tyre ka shurdhim të thellë. -
Në zemrat e tyre Zoti vendos mbulesë dhe mbështjellëse. Në këtë mënyrë, ata nuk mund të kuptojnë gjë nga ky libër. Ata e dëgjojnë, prandaj nuk do të kenë më asnjë justifikim para Zotit. Veshët e tyre janë shurdhuar për të vërtetën. Ata nuk mund ta dëgjojnë të vërtetën në mënyrë të tillë që t’u bëjë efekt e t'u sjellë ndonjë dobi.E, kur ti
(O Muhamed)e përmend në Kur’an Zotin tënd, si Një të Vetëm, ata kthejnë shpinën dhe largohen. -
Kur në Kur'an përmendet teuhidi dhe ndalohet shirku, ata kthejnë shpinën dhe largohen me nxitim. Ata janë të verbuar për të parë të vërtetën, prandaj e urrejnë atë. Ata janë të dehur nga dashuria për kotësitë ku janë zhytur, sikurse thotë Zoti i Lartësuar: “Kur përmendet Allahu, Ai që është Një dhe i Vetëm, zemrat e atyre që nuk besojnë në Jetën Tjetër mbushen me neveri (e pakënaqësi). Por, kur përmenden të tjerë, përveç Tij, ja, ata mbushen me gëzim.” [Zumer 45].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë