Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 65)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 65

إِنَّ عِبَادِي لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَانٌ ۚ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ وَكِيلًا 65 ٦٥

Me të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi! Të mjafton ty Zoti yt si mbrojtës! (65)

Tefsiri
Pasi na tregoi planet e fëlliqura të shejtanit kundër nesh, Allahu i Madhëruar na mëson mënyrën e mbrojtjes prej ligësisë dhe sprovave që vijnë nga ai. Ajo është rruga e adhurimit të Zotit, besimi i pastër dhe i drejtë, mbështetja e plotë vetëm në madhështinë e Zotit. Ai thotë:

Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie mbi robërit e Mi. –

Ti nuk ke asnjë fuqi reale për t’i devijuar e humbur robërit e Mi me mashtrimet e tua. Përmes adhurimit të saktë, Allahu i mbron ata nga çdo ligësi e shejtanit të mallkuar. Allahu i ruan nga shejtani dhe u ofron mbrojtje të mjaftueshme kundër kurtheve e intrigave të Tij.

Mjafton që Zoti është mbrojtësi i tyre. -

Allahu është mëse i mjaftueshëm për këdo që i mbështetet dhe i plotëson urdhëresat e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë