Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِنْ كَادُوا لَيَفْتِنُونَكَ عَنِ الَّذِي أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ لِتَفْتَرِيَ عَلَيْنَا غَيْرَهُ ۖ وَإِذًا لَاتَّخَذُوكَ خَلِيلًا
Dhe, për pak – me të mashtruar ty ata nga ajo që të kemi shpallur Ne, për të shpifë diçka tjetër kundër Neve. Dhe atëherë, ata do të merrnin ty për mik. (73)
synuan të të largojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, që ti të trilloje diçka krejt tjetër nga ajo
(Shpallja). - Ata ngritën kurthe kundër teje, por që kurrë nuk arritën t’i realizonin. Me shumë dinakëri, ata të nxisnin që të shpifje për Allahun, dhe kështu të shkoje pas dëshirave të tyre. Me dinakëri dhe ligësi, ata të ftonin që të miratoje dëshirat e tyre dhe të lije anash Shpalljen e Zotit. Nëse do të bëje këtë, ata do të të bënin mik të ngushtë:Nëse do ta kishe bërë këtë atëherë ata do të të merrnin për mik
(të afërt). - Nëse do të bëje çfarë ata dëshironin, do të të bënin mik të zgjedhur, më të vyer e më të afërt sesa familjarët e tyre. Arsyeja ishte se Allahu i Madhëruar të dalloi e të stolisi me moralin dhe edukatën më të lartë, e cila respektohet dhe nderohet nga të gjithë, të afërm apo të largët, miq apo armiq qofshin. Atëherë, mësoje dhe dije mirë se ata të luftojnë dhe të shprehin armiqësinë veçse për shkak të së vërtetës që sjell nga Zoti yt, e jo për shkak të personit tënd: “Ne dimë se ty të brengos ajo që ata të thonë. Ata, në të vërtetë, nuk të mohojnë ty, por ata keqbërës mohojnë me forcë argumentet e Allahut.” [El en’am]. Sidoqoftë, është Allahu Ai që të forcon ty kundrejt synimeve tinëzare të tyre:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë