Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 81)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 81

وَقُلْ جَاءَ الْحَقُّ وَزَهَقَ الْبَاطِلُ ۚ إِنَّ الْبَاطِلَ كَانَ زَهُوقًا 81 ٨١

Dhe, thuaj: “E vërteta – arriti, e gënjeshtra (e keqja) u shkatërrua. Me të vërtetë, gënjeshtra është në zhdukje!” (81)

Tefsiri

Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota!” -

E vërteta është ajo që Allahu ia shpalli Profetit të Tij, Muhamedit (a.s). Allahu e urdhëroi Profetin e Tij që ta thotë haptaz, se: erdhi e vërteta, që asgjë nuk mund ta ndalë dhe ta pengojë. Ndërkohë e kota u tret dhe u zhduk.

Vërtet, e kota gjithnjë do të zhduket! -

Ky është përshkrimi i duhur për të kotën. Ajo tretet e zhduket. Por ndodh që e kota të përhapet dhe të ketë njëfarë ndikimi ndër njerëz, nëse përballë saj nuk vihet e vërteta. Por nëse shfaqet e vërteta, e kota zhduket pa asnjë gjurmë. E kota shfaqet e përhapet ndër njerëz veçse në ato kohë dhe vende që janë bosh nga dituria rreth shpalljeve e argumenteve të Zotit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë