Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 84)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 84

قُلْ كُلٌّ يَعْمَلُ عَلَىٰ شَاكِلَتِهِ فَرَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَنْ هُوَ أَهْدَىٰ سَبِيلًا 84 ٨٤

Thuaj: “Çdokush punon në mënyrë të vet, por Zoti juaj di më së miri kush është në rrugën më të drejtë”. (84)

Tefsiri

Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet...” -

Çdokush do të punojë sipas synimeve që ka. Secili do të bëjë ato punë që i shkojnë për shtat. Nëse është nga të zgjedhurit bamirës, që kanë qëllime të larta, do të mund të bëjë veçse vepra që kënaqin Zotin e botëve. Por nëse nuk është nga këta, por është prej qëllimkëqijve, atëherë do të punojë jo për Zotin, por për krijesat, sipas interesave të tyre të ngushta e të varfra.

“por Zoti juaj e di më së miri kush është në rrugën më të drejtë.” -

Allahu e di mirë se kush është i përshtatshëm dhe kush e meriton udhëzimin, prandaj e udhëzon në këtë rrugë. Ai e di edhe për ata që nuk e meritojnë udhëzimin, prandaj i lë në qëllimet e tyre të këqija të enden nëpër humbje.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë