Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 8

عَسَىٰ رَبُّكُمْ أَنْ يَرْحَمَكُمْ ۚ وَإِنْ عُدْتُمْ عُدْنَا ۘ وَجَعَلْنَا جَهَنَّمَ لِلْكَافِرِينَ حَصِيرًا 8 ٨

Behet që Zoti juaj t’ju mëshiroj, e nëse ju ktheheni (në të keqe), Na kthehemi (në dënim) kundër jush. Dhe xhehennemin e kemi bërë burg për mohuesit”. (8)

Tefsiri

Shpresohet që Zoti juaj t’ju mëshirojë

(nëse pendoheni), - Shpresohet që Allahu t’ju mëshirojë dhe ta kthejë gjendjen në favorin tuaj. Vërtet, Allahu i mëshiroi dhe u dhuroi pushtet në tokë, por i paralajmëroi për t’u ruajtur nga gjynahet e mosbindja:

... por, nëse ju ktheheni

(në gjynahe)

, edhe Ne do të kthehemi

(me ndëshkime). - Nëse ktheheni dhe bëni poshtërsi, edhe Ne kthehemi me ndëshkim mbi ju. Kështu ndodhi kur ata u kthyen në mosbesim e poshtërsi. Allahu dërgoi tek ata Muhamedin (a.s), profetin e Tij besnik, dhe i dënoi nëpërmjet tij. Ky ishte ndëshkimi e poshtërimi i tyre në këtë botë. Ndërsa për ndëshkimin e ahiretit Allahu thotë:

Ne e kemi bërë Xhehenemin burg për jobesimtarët. -

Ata do të hidhen me forcë në Zjarr e do të qëndrojnë përjetësisht në të. Në këto ajete ndihet edhe kërcënimi për popullin e fundit, për muslimanët, që të jenë të kujdesshëm e të ruhen nga gjynahet, se, nëse e bëjnë këtë, i pret i njëjti ndëshkim si bijtë e Izraelit. Ky është rregulli i Zotit, që nuk ndryshon dhe nuk të fal. Çdokush që sheh se si jobesimtarët sundojnë mbi muslimanët e kupton se kjo ndodh për shkak të gjynaheve dhe largimit të tyre nga feja e Zotit. Nëse muslimanët e zbatojnë Librin e Zotit dhe traditën e Profetit të Tij, atyre ka për t’iu dhuruar patjetër triumfi dhe do të lartësohen mbi të gjithë armiqtë e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë