Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ
Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Perëndisë! Perëndia, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar. (53)
“Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” -
Falja e madhe dhe mëshira janë atribute të përhershme të Allahut, që kurrë nuk mund të kuptohet dhe mendohet Ai pa ato. Këto dy atribute vazhdojnë të lënë gjurmët në gjithësi dhe e mbulojnë atë me mirësi. Dy duart e Tij janë shtrirë dhe japin mirësi natën dhe ditën. Në mënyrë të vazhdueshme dhe të njëpasnjëshme, Ai zbret mirësi për robërit, Ai e bën këtë haptazi, që mirësitë të shihen dhe të dihen nga njerëzit, por edhe fshehtazi, që ata as të mos e ndiejnë dhe kuptojnë diçka të tillë. Të japë dhe dhurojë është shumë më e dashur për Zotin, sesa të privojë dhe ndalojë. Mëshira e Tij ia kalon zemërimit të Tij dhe është më e madhe se ai. Falja dhe mëshira e Zotit ka rrugë e shkaqe, nëpërmjet të cilave mund të fitohet. Nëse robi i shpërfill këto rrugë e mënyra dhe nuk i kryen ato, kjo do të thotë që robi ia ka mbyllur vetvetes dyert për arritjen e faljes dhe mëshirës së Allahut. Dijeni se më e madhja portë që mund të arrish tek falja dhe mëshira e Zotit, madje e vetmja mënyrë është kthimi e nënshtrimi para Tij me pendim të sinqertë, lutje e përgjërim, adhurime dhe përkushtime të sinqerta për Zotin. Nxitoni drejt kësaj rruge dhe kësaj porte të mrekullueshme për faljen dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar na urdhëroi për kthim tek Ai:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë