Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 96)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 96

قُلْ كَفَىٰ بِاللَّهِ شَهِيدًا بَيْنِي وَبَيْنَكُمْ ۚ إِنَّهُ كَانَ بِعِبَادِهِ خَبِيرًا بَصِيرًا 96 ٩٦

Thuaj: “Perëndia mjafton për dëshmitar në mes meje dhe jush. Me të vërtetë, Ai i di dhe i sheh robërit e Vet. (96)

Tefsiri

Thuaj: “Mjafton Allahu si dëshmitar mes meje dhe jush, Ai di dhe sheh gjithçka për robërit e vet”. -

Ndër dëshmitë e shumta dhe më të forta të Allahut për besnikërinë e Profetit të Tij, janë ajetet e Kur'anit dhe kjo shpallje madhështore. Tjetër është edhe fitorja që Allahu i dha Profetit (a.s.) mbi të gjithë armiqtë dhe kundërshtarët e tij. Nëse Profeti do të gënjente për Zotin, ai do të ndëshkohej menjëherë, sikurse thuhet në Kur'an: “Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me të djathtën Tonë, E pastaj do t’ia këputnim arterien e zemrës. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.” [El hakka 44-47]. Allahu i Madhëruar është Habirun Basir, pra, di gjithçka në imtësi dhe shikon gjithçka. Atij nuk mund t’i fshihet asgjë e krijesave.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë