Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَنْ يَهْدِ اللَّهُ فَهُوَ الْمُهْتَدِ ۖ وَمَنْ يُضْلِلْ فَلَنْ تَجِدَ لَهُمْ أَوْلِيَاءَ مِنْ دُونِهِ ۖ وَنَحْشُرُهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ عُمْيًا وَبُكْمًا وَصُمًّا ۖ مَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ ۖ كُلَّمَا خَبَتْ زِدْنَاهُمْ سَعِيرًا
Atë që e udhëzon Perëndia në rrugë të drejtë, ai është i udhëzuar, e kë ta shmangë Ai ng rruga e drejtë, me siguri nuk do të gjendet mbrojtës për të, përpos Tij. Dhe Na, do t’i tubojmë ata në Ditën e Kijametit (duke i tërhequr zvarrë) me fytyrat e tyre të verbëta, shurdhe e memece. Vendbanimi i tyre është xhehennemi. Kurdo që të zbehet ai (zjarri), Na ia shtojmë flakën. (97)
Në Ditën e Kijametit Ne do t'i tubojmë ata duke i tërhequr zvarrë me fytyra përmbys, të verbër, memecë dhe të shurdhët. -
Nuk ka ndonjë mik e mbështetës që do të mund t'i ndihmonte këta të mjerë dhe t’i shpëtonte nga dënimi i Zotit, ditën kur Ai t’i ringjallë ata me fytyrë përtokë, të poshtëruar, të verbër e memecë. Ata as nuk do të shohin dhe as do të mund të flasin kur të përjetojnë ndëshkimin.Vendi i tyre është xhehenemi. Sa herë që duket se flaka po shuhet, Ne do t'ia shtojmë flakërimin. -
Vendqëndrimi i tyre i përjetshëm është Xhehenemi. Sa herë që duket se do të shuhet, atij i shtohet sërish nxehtësia. Ata do të përjetojnë një ndëshkim të vazhdueshëm, që kurrë nuk u zbutet. Ata as nuk vdesin dhe të shkatërrohen tërësisht dhe as nuk u lehtësohet ndëshkimi ndonjëherë. Allahu i Madhëruar nuk u bën asnjë padrejtësi, por i ndëshkon për mohimin e ringjalljes, për refuzimin e besimit, për të cilin folën profetët dhe librat. Duke mohuar ringjalljen, ata e konsiderojnë Zotin të pafuqishëm që t’i kthejë edhe një herë në jetë dhe t’i shpërblejë me drejtësinë e Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë