Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ذَٰلِكَ جَزَاؤُهُمْ جَهَنَّمُ بِمَا كَفَرُوا وَاتَّخَذُوا آيَاتِي وَرُسُلِي هُزُوًا
Shpërblimi (dënimi) i tyre është xhehennemi ngase mohuan dhe, nga se argumentet e Mia dhe pejgamberët e Mi – i merrnin për (objekt) talljeje”. (106)
Shpërblimi i tyre është Xhehenemi, për shkak se nuk besojnë dhe i marrin për tallje argumentet dhe të dërguarit e Mi. -
Asgjësimi i punëve të tyre është një shpërblim i merituar. Ditën e Gjykimit, veprat e tyre të mira nuk do të kenë asnjë peshë. Ata janë shumë të pështirë dhe të poshtëruar, sepse kanë mohuar ajetet e Allahut dhe janë tallur me shpalljet dhe me profetët. Është e detyrueshme që shpalljet dhe profetët e Zotit të respektohen dhe të besohen plotësisht. Ato duhen zbatuar e jetuar me sinqeritet, por këta të mjerë bëjnë tërësisht të kundërtën, prandaj shkatërrohen dhe zhyten në ndëshkim. Pasi përmendi përfundimin e mohuesve dhe të veprave që meritojnë këtë përfundim, Allahu i Madhëruar flet në vijim për përfundimin e besimtarëve dhe të veprave të tyre të mira.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë