Sureja El-Hakka (E Vërteta — الحاقة) (Ajet 24)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




69 El-Hakka(الحاقة), Ajet 24

كُلُوا وَاشْرَبُوا هَنِيئًا بِمَا أَسْلَفْتُمْ فِي الْأَيَّامِ الْخَالِيَةِ 24 ٢٤

(Ju thuhet atyre): “Ju bafshin mirë ushqimi dhe pijet për veprat që keni punuar, në ditët e kaluara!” (24)

Tefsiri

Hani e pini shijshëm... -

Kuptimi: Hani prej çdo ushqimi të shijshëm dhe pini çdo lloj lëngu të këndshëm. Kënaqësia që është përgatitur për ju është e plotë, e gjithanshme, pa lodhje dhe pa dëmtime anësore. Ky shpërblim është për ju, për shkak të veprave të mira që bëtë në jetën e dynjasë.

...sepse ju e keni përgatitur këtë në ditët e kaluara. –

E keni përgatitur me vepra të mira dhe me largimin nga veprat e këqija, të motivuar nga dashuria dhe madhërimi për Allahun e Lartësuar. Ju e adhuruat të Madhëruarin me namaz, agjërim, zekat, haxh, me bamirësi ndaj krijesave, dhikër, pendim të sinqertë dhe me kthim të vazhdueshëm tek Ai. Allahu i Lartësuar i ka bërë këto vepra shkaqe për të hyrë në Xhenet. Janë këto vepra që ua shtojnë mirësinë dhe bukurinë përjetimeve në botën tjetër. Ato janë lumturueset e punuesve të tyre në këtë jetë dhe në tjetrën.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë