Sureja El-Kehf (Shpella — الكهف) (Ajet 108)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




18 El-Kehf(الكهف), Ajet 108

خَالِدِينَ فِيهَا لَا يَبْغُونَ عَنْهَا حِوَلًا 108 ١٠٨

Në to do të qëndrojnë përherë. Nuk do të dëshirojnë ndërrim prej tyre, (meqë janë tepër të kënaqur). (108)

Tefsiri

Aty do të jenë përgjithmonë dhe kurrë nuk do të kërkojnë të largohen nga ai. -

Ky është kompletimi i të gjitha mirësive, sepse ato nuk do të mbarojnë kurrë. Banorët e Xhenetit nuk do të kërkojnë asnjëherë që të largohen nga ai vend apo që t’u ndryshohen ato mirësi. E si ta kërkojnë këtë, kur ata shohin çdo gjë që u pëlqen dhe i lumturon?! Ata nuk shohin ndonjë që të ketë kënaqësi më të madhe se ata. Ata mendojnë dhe shohin se janë më të lumturit në gjithësi. Për t’u shpjeguar madhështinë e Krijuesit dhe cilësitë e Tij, që krijesat nuk mund t’i kapin plotësisht, thuaju tyre:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë