Sureja El-Kehf (Shpella — الكهف) (Ajet 110)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




18 El-Kehf(الكهف), Ajet 110

قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ يُوحَىٰ إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَٰهُكُمْ إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۖ فَمَنْ كَانَ يَرْجُو لِقَاءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلًا صَالِحًا وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدًا 110 ١١٠

Thuaj: “Unë jam vetëm njeri si ju, mua më është shpallru që Zoti juaj është vetëm një Zot. Kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të punojë vepër të mirë, dhe, le të mos i bëjë shok askë në të adhuruarit e Zotit të vet!” (110)

Tefsiri
Thuaju, o Muhamed, mohuesve dhe të tjerëve:

Thuaj: “Unë jam thjesht një njeri, sikurse edhe ju.” -

Unë nuk jam Zot, nuk pretendoj se kam ndonjë pjesë në pushtetin e Zotit, nuk pretendoj se di të fshehtën dhe as se kam në dorë depot e mirësive të Zotit: “Unë jam thjesht një njeri, sikurse edhe ju.” Unë jam një rob dhe adhurues i Allahut:

“Mua më është shpallur se Zoti juaj, që meriton të adhurohet, është Një dhe i vetëm.” -

I vetmi ndryshim dhe veçori e imja është se mua më është dhuruar Shpallja. Urdhri më madhështor dhe i rëndësishëm i kësaj shpalljeje është që t’ju njoftoj se Allahu është i vetmi Zot që meriton të adhurohet; Allahu është i pashoq në këtë drejtim dhe askush tjetër nuk meriton asnjë formë adhurimi. Unë ju ftoj që të punoni dhe jetoni me atë mënyrë që ju afron tek Ai, që ju mundëson të merrni e fitoni shpërblimin e Tij dhe që ju shpëton nga zemërimi dhe ndëshkimi i Tij.

“Kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira...” -

Punë e mirë është ajo që është në përputhje me ligjin e Zotit, qoftë ajo e detyrueshme, qoftë e pëlqyeshme apo vullnetare.

“...dhe në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë asnjë!” -

Kushti i dytë është sinqeriteti. Veprat e mira të bëhen jo për t’u dukur para njerëzve, por vetëm për të kënaqur Zotin e Lartësuar. Ata që plotësojnë dy kushtet e pranimit të veprave, zbatimin e Sheriatit dhe sinqeritetin, do të arrijnë gjithçka që shpresojnë dhe kërkojnë nga Zoti. Ndërsa të tjerët do të jenë të dështuar dhe të humbur në këtë botë dhe në ahiret. Ata janë të privuar nga afërsia me Allahun e Mëshirshëm dhe nuk e arrijnë kurrë kënaqësinë e Tij.Ky është fundi i sures Kehf.Falënderimi i qoftë Allahut!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë