Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي أَنْزَلَ عَلَىٰ عَبْدِهِ الْكِتَابَ وَلَمْ يَجْعَلْ لَهُ عِوَجًا ۜ
Qoftë lavdëruar Perëndia, i cili ia shpalli Librin robit të Vet (Muhammedit), e që, nuk ka në të kurrfarë shtrembërimi, por (1)
Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut i Cili i ka shpallur Robit të Vet
(Muhamedit)Librin
(Kur'anin)dhe nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim! -
El hamd-i për Allahun është të përlëvduarit e Tij me emrat e Tij të bukur e cilësitë e Tij të Plota. Të gjitha cilësitë e Allahut janë të plota e absolute. El hamd do të thotë të lavdërosh Allahun dhe të shprehësh falënderim për mirësitë e Tij, qofshin ato mirësi të shfaqura e të dukshme, qofshin të fshehta e të brendshme, qofshin mirësi që kanë lidhje me ligjin, fenë dhe besimin, qofshin në lidhje me jetën e kësaj dynjaje. Nuk ka dyshim se mirësia më e madhe është shpallja e këtij Libri të madh për robin dhe profetin e Tij të dashur, Muhamedin (a.s). Kështu, Allahu i Madhëruar e lavdëroi veten e Tij për këtë mirësi kaq të madhe që u dhuroi njerëzve. Ky ajet shihet njëkohësisht edhe si urdhër për krijesat, që t’i thurin Atij lavde për dërgimin e profetëve dhe për shpalljen e librave. Pastaj i Madhëruari e përshkruan Kur’anin me dy cilësi të rëndësishme, që tregojnë se ai është një Libër i plotë, pa të meta:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë