Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَكَانَ لَهُ ثَمَرٌ فَقَالَ لِصَاحِبِهِ وَهُوَ يُحَاوِرُهُ أَنَا أَكْثَرُ مِنْكَ مَالًا وَأَعَزُّ نَفَرًا
Ai, ka pasur edhe një tjetër pasuri. Dhe, i tha shokut të vet në bisedim: “Unë kam më shumë pasuri se ti, dhe, unë jam më i fortë se ti – me rreth (shoqëri)”. (34)
Ai pati prodhime të shumta. Duke iu krenuar, i tha shokut të vet
(besimtar): “Unë kam pasuri më shumë sesa ti dhe kam krah më të fortë.” -
Ky burrë i pasur, gjatë bisedave të përditshme, iu mburr shokut të vet besimtar për pasurinë, krahun e punës dhe farefisit që kishte. Një sjellje e tillë ishte injorancë e thellë. E çfarë kuptimi ka të lëvdohesh për diçka që është jashtë teje e që nuk tregon ndonjë vlerë personale për t’u respektuar?! Kjo i ngjan mburrjes së një fëmije me ëndrrat e tij, që nuk kanë lidhje me realitetin. Por, sikur të mos mjaftonte mburrja, ai vazhdoi edhe me një gjynah tjetër, duke gjykuar me injorancën e tij dhe duke treguar mosbesim në premtimin e Zotit:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë