Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَٰكِنَّا هُوَ اللَّهُ رَبِّي وَلَا أُشْرِكُ بِرَبِّي أَحَدًا
Por, unë besoj se Perëndia është Zoti im, dhe unë – Zotit tim, nuk i bëj shok askë. (38)
Por unë besoj se Allahu është Zoti im dhe unë nuk i bëj shok Zotit tim askënd." -
Unë pranoj, pohoj me bindje dhe besoj se Allahu është Zoti im, Krijuesi, Furnizuesi dhe Rregulluesi i çështjeve të mia. Ai është i vetëm në aspektin e rububije-s. Gjithashtu, unë e adhuroj Zotin si një të vetëm dhe i nënshtrohem me bindje veç Atij. Unë nuk i shoqëroj asnjë krijesë Allahut në adhurimet që ia dedikoj. Pastaj i kujton atij se besimi i vërtetë dhe Islami janë mirësitë më të mëdha, edhe sikur të kesh pak pasuri dhe pasardhës. Çdo mirësi tjetër veç tyre do të zhduket një ditë. Nëse nuk shfrytëzohen në funksion të imanit dhe islamit, në fakt ato janë fatkeqësi që çojnë në ndëshkim e dëshpërim.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë