Sureja El-Kehf (Shpella — الكهف) (Ajet 39)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




18 El-Kehf(الكهف), Ajet 39

وَلَوْلَا إِذْ دَخَلْتَ جَنَّتَكَ قُلْتَ مَا شَاءَ اللَّهُ لَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ ۚ إِنْ تَرَنِ أَنَا أَقَلَّ مِنْكَ مَالًا وَوَلَدًا 39 ٣٩

Dhe, sikur ti, kur hyre në kopshtin tënd, të kishe thënë: (kjo është) si ka dashtë Perëndia! Askush nuk ka fuqi (që të ndryshojë) përveç Zotit. Nëse ti sheh se unë kam më pak pasuri dhe pasardhës, (39)

Tefsiri
Përse nuk the kur hyre në kopshtin tënd: “Mâ shâell-llâh, lâ ku-uete il-lâ bil-lâh.” – "Çfarë do Allahu bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Allahut.". Edhe pse me sheh se unë kam më pak pasuri dhe fëmijë sesa ty, unë pres që Zoti im të më japë diçka më të mirë se kopshti yt! -

O mohues i Zotit, edhe pse më sheh që jam më i varfër në pasuri dhe fëmijë, dije se ajo që gjendet tek Zoti është më e mirë dhe e përjetshme. Mirësitë dhe bujaria e shpresuar nga Allahu është më e mirë se e gjithë bota dhe ç’ka në të. Por kjo mirësi arrihet veçse me iman dhe Islam. Me këtë gëzohen të mençurit dhe të urtët.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë