Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَرَأَى الْمُجْرِمُونَ النَّارَ فَظَنُّوا أَنَّهُمْ مُوَاقِعُوهَا وَلَمْ يَجِدُوا عَنْهَا مَصْرِفًا
Dhe, mëkatarët do të shohin zjarrin dhe do të bindën, se, ata me të vërtetë, do të bijnë në të dhe, nuk do të gjejnë largim nga ai vendstrehim. (53)
Keqbërësit do ta shohin zjarrin dhe do të binden se do të hidhen në të... -
Ditën e Gjykimit do të bëhet llogaria e krijesave, që do të ndahen sipas veprave të tyre. Keqbërësit do të marrin dënimin e merituar. Vendimi i Zotit për ndëshkimin e mohuesve dhe keqbërësve do të behet realitet. Ata do ta shohin Xhehenemin para se të hidhen në të. Tmerri i tyre do të shtohet më tepër kur ta shohin vetë, me sytë e ballit, zjarrin që përcëllon. Përveç kësaj, do të binden se:... dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij. -
Pra nuk kanë për të gjetur ndonjë mundësi t’i shmangen dhe asnjë ndërmjetësues nuk do të mund t'u sjellë dobi, pa lejen e Zotit. Këto ajete janë një kërcënim dhe paralajmërim që të frikësohen zemrat e të mençurve që kujdesen për të mirën e vetvetes dhe duan shpëtimin e saj.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë