Sureja El-Kehf (Shpella — الكهف) (Ajet 57)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




18 El-Kehf(الكهف), Ajet 57

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنْ ذُكِّرَ بِآيَاتِ رَبِّهِ فَأَعْرَضَ عَنْهَا وَنَسِيَ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ ۚ إِنَّا جَعَلْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَنْ يَفْقَهُوهُ وَفِي آذَانِهِمْ وَقْرًا ۖ وَإِنْ تَدْعُهُمْ إِلَى الْهُدَىٰ فَلَنْ يَهْتَدُوا إِذًا أَبَدًا 57 ٥٧

Kush është më zullumqarë se ai, i cili është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e u shmangë nga ato dhe harroi se çka kanë punuar duartë e tij më parë (nga të këqiat)? Na, kemi vërë perde në zemrat e tyre për të mos e kuptuar Kur’anin dhe ua kemi rënduar veshët e tyre. E, nëse i thërret ti – ata, në rrugën e drejtë, ata kurrë nuk do të pasojnë atë (rrugën e drejtë). (57)

Tefsiri
E kush është më i padrejtë se ai, i cili pasi këshillohet me argumentet e Zotit të vet ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që bëri me duart e veta? -

Allahu i Lartësuar na tregon se nuk ka padrejtësi dhe ligësi më të madhe sesa ajo e atij njeriu që këshillohet përmes ajeteve kuranore dhe i qartësohet e vërteta nga e kota, dhe përsëri ai i kthen shpinën kësaj ftese. Edhe pse i vijnë paralajmërime e kërcënime nga Zoti përmes Shpalljes, ai përsëri nuk beson. Ai nuk përfiton aspak nga paralajmërimet dhe nuk kthen rrugë nga ligësitë që bënte. Ai i harron të gjitha poshtërsitë që bën dhe asnjëherë nuk i frikësohet Mbikëqyrësit, që i di të gjitha të fshehtat. Sigurisht, kjo është padrejtësi më e madhe sesa ajo e atij njeriu që nuk i kanë ardhur qartësisht e hollësisht dhe nuk është paralajmëruar me ajetet e Allahut. Edhe pse edhe ky është i padrejtë, vepra e tij është më e vogël se ajo e atij që është i vetëdijshëm për gjynahet që bën. Këtë të fundit e dënon Allahu, sepse i kthen shpinën ajeteve dhe i harron gjynahet e veta. Ai kënaqet me gjendjen e vet të mjerë dhe nuk pendohet për gjynahet që bën. Këto gjynahe bëhen shkak që atij t’i mbyllen portat e udhëzimit, sepse i vulosin zemrën.

Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë që të mos e kuptojnë atë

(Kur’anin), - Kjo vulosje i pengon ata që të kuptojnë ajetet e Allahut, edhe pse mund t’i dëgjojnë ato me veshët e tyre. Ata nuk arrijnë të kuptojnë e as të përfitojnë nga ato ajete. Për ta, Allahu thotë gjithashtu:

... dhe në veshët e tyre shurdhërinë.... -

Veshët i kanë të shurdhuar, prandaj ajetet e Allahut nuk arrijnë në zemrën e tyre, edhe pse kalojnë në veshët e tyre. Ai dëgjim nuk u sjell asnjë dobi. Duke qenë në këtë gjendje, nuk ka asnjë rrugë për udhëzimin e tyre. Allahu thotë:

... Prandaj edhe nëse i thërret në rrugë të drejtë, ata nuk do ta pranojnë kurrë udhëzimin. -

Ftesës mund t’i përgjigjen ata që nuk kanë ditur gjë më parë. Ndërsa ata të cilët e kanë mësuar njëherë të vërtetën dhe pastaj e braktisin atë, ata tregojnë se parapëlqejnë rrugën e humbjes. Kjo është arsyeja që Allahu i ndëshkon drejtësisht me vulosjen e zemrave. Nuk ka asnjë mënyrë për udhëzimin e tyre. Ky ajet është një kërcënim shumë i frikshëm për ata që e njohin të vërtetën dhe pastaj e braktisin atë. Këta janë të rrezikuar që të pengohen përfundimisht për të gjetur udhëzimin, dhe kështu kurrë nuk kanë për ta gjetur atë. I mençuri qëndron sa më larg kësaj vepre të frikshme. Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon faljen e mëshirën e madhe të Tij për njerëzit. Ai i fal gabimet dhe ua pranon pendimin atyre që pendohen.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë