Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَوَجَدَا عَبْدًا مِنْ عِبَادِنَا آتَيْنَاهُ رَحْمَةً مِنْ عِنْدِنَا وَعَلَّمْنَاهُ مِنْ لَدُنَّا عِلْمًا
dhe gjetën një rob prej robërve Tonë, të cilit i kemi dhuruar mëshirën Tonë dhe e kemi mësuar nga ana Jonë me dijeni të plotë. (65)
Ata gjetën një nga robërit Tanë, të cilit i kishim dhuruar mëshirë dhe i kishim mësuar dituri të veçantë nga ana Jonë. -
Sipas mendimit më të saktë, Hidri ka qenë njeri i mirë e i devotshëm, por jo profet. Allahu i Madhëruar thotë për të: “...i kishim dhuruar mëshirë..” Allahu i kishte dhuruar mëshirë të posaçme nga ana e Tij, që të mund të shtonte diturinë dhe të bënte punë të mira. Allahu thotë gjithashtu: “...i kishim mësuar dituri të veçantë nga ana Jonë.” Pra, i kishte dhuruar disa njohuri të veçanta, që nuk ia kishte dhënë Musait, edhe pse Musai ishte më i ditur se ai në më të shumtën e gjërave, sidomos në çështjet e imanit dhe themelet e ligjit të Zotit, pasi ai ishte një nga pesë profetët më të zgjedhur. Nuk ka dyshim se këta pesë profetë Zoti i dalloi mbi të gjithë njerëzimin me dituri të madhe, me vepra të mira e me shumë veçori të tjera. Kur Musai u takua me të, iu drejtua plot edukatë dhe moral, për kërkesën e tij:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë