Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَانْطَلَقَا حَتَّىٰ إِذَا رَكِبَا فِي السَّفِينَةِ خَرَقَهَا ۖ قَالَ أَخَرَقْتَهَا لِتُغْرِقَ أَهْلَهَا لَقَدْ جِئْتَ شَيْئًا إِمْرًا
Dhe, shkuan (ata), e kur hipën në anije, e zhbiroi (dërrasën e anijes). (Musai) tha: “Mos vallë, e zhbirove atë, për t’i mbytë udhëtarët e saj? Me të vërtetë, ke bërë punë të çuditshme (të shëmtuar)”. (71)
Dhe kështu ata u nisën. Kur hipën në anije, ai
(Hidri)hapi një vrimë në të. -
Hidri shkuli një nga dërrasat e anijes. Pas këtij veprimi fshihej diçka, që Hidri do ta sqaronte më vonë. Por Musai nuk duroi dhe ndërhyri, sepse ishte diçka që, në pamje të parë, dukej padrejtësi. Dëmtimi i anijes do të mbyste anijen bashkë me udhëtarët e saj. Musai tha:Ai (Musai)tha: “Mos vallë e hape vrimën që t’i fundosësh udhëtarët e saj? Me të vërtet bëre një punë shumë të keqe.” -
Bëre një vepër të ndaluar dhe të dënueshme. Kjo ndërhyrje ishte tregues i padurimit të Musait (a.s).Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë